Burri me 1 mijë tatuazhe tregon se cila kishte qenë tatuazhi më i dhimbshëm – dhe nuk është kokërdhaku i syrit

Artisti i tatuazheve Marcelo de Souza Ribeiro, ka më shumë se 1 mijë tatuazhe dhe thotë se tatuazhi më të dhimbshëm nuk ishte në kokërdhakun e syrit.

Fun

03/12/2020 17:57

Marcelo de Souza Ribeiro, baba i dy fëmijëve, ka shpjeguar se cili nga 1 mijë tatuazhet që ka në trup cili kishte qenë më i dhimbshmi, shkruan “DailyStar”.

Dhe nuk është ajo që ju mund të mendoni…

Artisti i tatuazheve 38 vjeçar, nga Brazili, ka 98% të trupit të mbuluar në tatuazhe.

Ai e ka bërë tatuazhin e parë kur ishte 15 vjeçar dhe me kalimin e viteve ai ka shtuar me qindra.

Marcelo ka bërë modifikime të shumëfishta në trupin e tij, dhe jo vetëm tatuazhe por impiante metalike, ka ndarë gjuhën , ka vënë dhëmbë dhe ka shumë vathë.

Edhe pse ai ka një tolerancë jashtëzakonisht të lartë ndaj dhimbjes, ai thotë se një nga tatuazhet pothuajse e çmendi nga dhembja.

Shumica mendojnë se do të ishte tatuazhi në kokërdhakun e syrit, por jo, ai e vë në krye të listës tatuazhin në vesh.

Ai tha se gjatë procesit nuk i dhembi për shkak të anestezionit, por me kalimin kohës teksa anestezioni humbi efektin, ai ishte në dhimbje me ditë të tëra.

Familjarët dhe miqtë e tij thonë se veçse janë mësuar me dukjen e tij dhe se njerëzit e huaj janë gjithmonë kureshtarë.

Ai thotë se njerëzit shpesh e pyesin se nëse mund t’i bëjnë foto dhe e pyesin rreth tatuazheve të tij.

Plani i tij i radhës është të bëjë tatuazhe në pjesën e brendshme të buzëve. /Lajmi.net/