“Burri juaj është me të dashurin e tij”, telefonata që e tronditi gruan e Macron

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, mori një telefonatë të dyshuar anonime ku thuhej se bashkëshorti i saj, presidenti francez Emanuel Macron, ishte me një dashnor homoseksual, raporton Daily Mail.

Bota

16/01/2022 17:41

Pavarësisht kontrolleve të larta të sigurisë në të gjitha pajisjet e saj, Brigitte mori një telefonatë duke i thënë: “Unë e di që burri juaj është aktualisht me një burrë”.

Analisti politik Nicolas Priset e pohon këtë në një dokumentar të ri të quajtur “Në ferrin e fushatave presidenciale”, i cili transmetohet në BFM – kanali televiziv më i njohur francez, transmeton Daily Mail.

Dokumentari pason thashethemet e shpeshta për jetën private të çiftit presidencial, duke përfshirë pretendimet se zonja Macron dyshohet se ka lindur burrë. Çifti u takua për herë të parë në vitin 1993 kur presidenti i Francës ishte 15 vjeç dhe kur ai ndiqte një klasë letërsie me Brigitte, e cila punonte në një shkollë të mesme në Amiens, Francë.

Brigitte më vonë u divorcua nga burri i saj, me të cilin ka tre fëmijë dhe u bashkua me Macron, i cili është 24 vjet më i vogël se ajo. Lidhja mes të dyve shkaktoi fillimisht skandal, por çifti qëndroi së bashku pavarësisht gjithë kësaj. Ata u martuan në vitin 2007.