Burri i martuar, donator i spermës – ai ka “nisur” 65 fëmijë, në pjesën e prapme të furgonit të tij

Pasi u tërhoq nga karriera e tij si mësues i matematikës, Clive, tanimë 62 vjeç, vendosi që ai ende dëshironte të bënte një ndryshim për gjeneratat e ardhshme.

Lifestyle

22/05/2018 14:27

Dhe për të bërë këtë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai lëviz poshtë e lartë me furgonin e tij para shtëpive të të huajve – një lëvizje që deri tani ka rezultuar me 65 fëmijë dhe një tjetër 14 në rrugë.

Por ai nuk është një përfitues – ai vetëm jep spermën e tij për të ndihmuar gratë të kenë fëmijë.

Siç thuhet më tej, shpeshherë ai kalon një ditë të tërë në rrugë, ai parkon furgonin e tij kudo që të nevojitet dhe mbush një shiringë me spermatozoidet e tij, të cilën ai e mban të ngrohtë nën krahun e tij derisa ta dorëzojë atë.

Derisa një e treta e donacioneve të tij funksionojnë për herë të parë, një e treta e klientëve të tij kanë nevojë për dy ose tre “vizita” dhe të tjerët mund të marrin më shumë se gjashtë.

Ai bën mesatarisht 16 donacione në muaj, por vetëm një çift rezulton në një shtatzëni. Për ata që nuk funksionon, ai gjithmonë kthehet muajin tjetër me një shiringë tjetër.

“Rreth dy të tretat e njerëzve që kam ndihmuar janë çifte të të njëjtit seks, të tjerët janë çifte heteroseksuale dhe disa janë vajza të vetme. Unë nuk jam strikt dhe besoj se çdo grua meriton të ketë një fëmijë”, shpjegoi ai.

Clive fillimisht donte të dhuronte spermën e tij përmes kanaleve të duhura, por shumica e klinikave nuk do të marrin donacione nga burrat mbi 45 vjeç për shkak të rritjes së rrezikut të komplikimeve shëndetësore si autizmi.

Madje ai është gjithmonë i hapur me klientët e tij për faktin që babai i tij kishte një tumor të trurit, dhe siguron rezultatet e tij të qarta të testeve, sipas kërkesës.

“Jam shumë krenar që kam lindur 79 fëmijë. Më pëlqen gëzimi që sjell. Shumë njerëz thonë: Faleminderit shumë, Clive, ju me të vërtetë keni ndryshuar jetën tonë”.