Burri i Albulena Haxhiut ofendon kolegët e tij në KQZ

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi njëherit edhe burri i ministres, Albulena Haxhiu, ka ofenduar kolegët e tij në KQZ nga partitë e tjera. Krasniqi kërkoi që regjistrimet e fletëvotimeve përmes postës t’i vihen në dispozicion PZAP-së, duke potencuar se do t’i sjellë si dëshmi para kolegëve, transmeton lajmi.net. “Janë regjistrimet e kamerave…

Lajme

06/03/2025 17:25

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi njëherit edhe burri i ministres, Albulena Haxhiu, ka ofenduar kolegët e tij në KQZ nga partitë e tjera.

Krasniqi kërkoi që regjistrimet e fletëvotimeve përmes postës t’i vihen në dispozicion PZAP-së, duke potencuar se do t’i sjellë si dëshmi para kolegëve, transmeton lajmi.net.

“Janë regjistrimet e kamerave për secilin fletëvotim dhe unë kërkoj që me urgjencë të më vihen në dispozicion regjistrimet e gjitha fletëvotimeve të kutive që janë përmes postës që t’ia ofrojmë kolegëve le t’i shohin me sy edhe nëse kanë nevojë për syze, le të marrin syze”, tha ai.

Atij ia tërhoqi vërejtjen kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

“Kur e sheh një të pa drejtë dhe me qëllim vazhdon me refuzu me zbatu një vendim që ta ka trajtu atë pavlefshmëri dhe ta ka bë të vlefshëm”, vazhdoi Krasniqi./Lajmi.net/