Burim Ramadani: Mjaft kohë është humbur, veproni shpejt – të thirret Kuvendi

Pas më shumë se dy muaj, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 9 shkurt, u certifikuan dje me 27 mars. Me 9 vota për dhe 2 kundër, janë certifikuar këto rezultate.E para nga këto zgjedhje, ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%. E dyta është PDK me 20.9%, pastaj LDK me 18.27% dhe AAK me…

Lajme

28/03/2025 10:58

Pas më shumë se dy muaj, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 9 shkurt, u certifikuan dje me 27 mars.

Me 9 vota për dhe 2 kundër, janë certifikuar këto rezultate.E para nga këto zgjedhje, ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%. E dyta është PDK me 20.9%, pastaj LDK me 18.27% dhe AAK me 7.06%.
Pas tyre vjen Lista Serbe me 4.6%.Certifikimi i zgjedhjeve ka ardhur pas një vonese prej po thuajse dy muaj.

Pas certifikimit të rezultateve, Burim Ramadani ka bërë thirrje që të formohen sa më shpejt institucionet shtetërore.

“Veproni shpejt, të thirret Kuvendi.Sot është dashur që Kuvendi të konstituohet, nesër të mandatohet kandidati për Kryeministër.Lidershipi në Kosovë po sillet sikur ta kishim stabilitetin e Zvicrës, ekonominë e Norvegjisë apo ushtrinë e Amerikës. Liderët e shtetit duhet të jenë efektiv mbi të gjitha. Koha për t’u humbur është e vetmja gjë që Kosova nuk e ka! Mjaft kohë është humbur. Thirreni Kuvendin. Të veprohet shpejt.P.S Më e rëndësishme të konstituohet Kuvendi dhe zgjedhet Qeveria e re sesa të debatohet kështu kot nëse kjo Qeveri kujdestare (në detyrë!) dha apo jo dorëheqje!Është afër mendsh që Qeveria në detyrë pret Qeverinë e re për t’ia dorëzuar detyrën. Kështu ka qenë dhe do të jetë përherë!”, ka shkruar ai./Lajmi.net/