Burim Ramadani garon për deputet të AAK-së më 28 dhjetor

Burim Ramadani nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Se ai do të garojë për deputet me këtë parti, ka njoftuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se zëri dhe veprimi racional i Ramadanit, do t’i shërbejë shtetit. “Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon…

Lajme

04/12/2025 12:41

Burim Ramadani nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Se ai do të garojë për deputet me këtë parti, ka njoftuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se zëri dhe veprimi racional i Ramadanit, do t’i shërbejë shtetit.

“Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit. Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën”.

“E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit.  Kosova ka nevojë për të.  Ne kemi nevojë për të.  Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, ka shkruar Haradinaj.