Burgu i Hagës nuk e lejon Gucatin t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së, i refuzohen tri kërkesa
Kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se administrata e burgut të Hagës nuk po e lejon të vizitojë ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim. Ai tregua se deri me tani i janë refuzuar tri kërkesa. Në emisionin “Kosova Today”, ai ka thënë se kjo është shkelje ë të drejtave të njeriut.…

Lajme
Kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se administrata e burgut të Hagës nuk po e lejon të vizitojë ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim.
Ai tregua se deri me tani i janë refuzuar tri kërkesa.
Në emisionin “Kosova Today”, ai ka thënë se kjo është shkelje ë të drejtave të njeriut.
“Refuzimi më bëhet jo nga Gjykata Speciale, por nga administrata e burgut, që nuk ka ndodhur asnjëherë kjo. Kjo tregon që kjo gjykatë dhe administrata e burgut po i shkel të drejtat e njeriut brenda në burg por edhe të neve që s’na lejojnë t’i vizitojmë”, ka thënë Gucati.
Ai ka theksuar se në refuzimet ndaj kërkesave të tij nuk i është dhënë asnjë arsyetim.
“Nuk më kanë kërkuar kushte dhe nuk me kanë treguar se pse është refuzuar vizita. Një dite para se të nisem me kanë dërguar email duke më treguar se më është refuzuar kërkesa, ndërkaq unë i kam bërë rezervimet e biletave dhe të hotelit”, ka shkruar Gucati.