Burgim i përjetshëm për burrin që e vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën në vitin 2022. Ai akuzohet se më 1 gusht 2022, ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje me…

Lajme

15/10/2025 15:46

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën në vitin 2022.

Ai akuzohet se më 1 gusht 2022, ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje me armë dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti.

Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv

I pyetur për ngjarjen, ai ishte shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllanë, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.