Bunker me barna të kontrabanduara në një barnatore, Dogana sekuestron 468 pako në Pejë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë realizuar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, në ambientet e një barnatoreje që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme. “Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar – bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të…
Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë realizuar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, në ambientet e një barnatoreje që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme.
“Gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar – bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas Doganës së Kosovës barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike.
Dogana e Kosovës thotë se ka iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim me institucionet kompetente.