Bunjaki: U angazhuam shumë, por nuk patëm edhe fat
Albert Bunjaki ka thënë se Kosova është angazhuar shumë ndaj Ukrainës, por ekipit të tij i mungoi edhe fati.
Sport
Kosova u mund 3:0 nga Ukraina.
“Mendoj se kemi pasur angazhim të madh, duhet ditur se kemi pasur kundërshtar Ukrainën, por nuk patëm edhe fat, pasi që kur Miloti pati mundësinë, shënoi Ukraina”, deklaroi Bunjaki për Supersport Kosova, përcjell Lajmi.net.
“Angazhimi ynë në këtë ndeshje ka qenë i madh, dhe kjo duhet të merret si mësim nga kjo ndeshje”.