Bulliqi viziton motrat që u sulmuan me thikë në Ferizaj: Do të nxjerr vendim për t’u ofruar ndihmë financiare
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar sot se ka takuar dy vajzat nga Podujeva të cilat janë therur me thikë në Ferizaj. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se motrat të cilat u sulmuan M.B dhe L.B janë në gjendje stabile. Bulliqi ka njoftuar se dy viktimat i përkasin komunitetit…
Lajme
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar sot se ka takuar dy vajzat nga Podujeva të cilat janë therur me thikë në Ferizaj.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se motrat të cilat u sulmuan M.B dhe L.B janë në gjendje stabile.
Bulliqi ka njoftuar se dy viktimat i përkasin komunitetit ashkali ndërsa ai do të nxjerr një vendim për të mbuluar shpenzimet për familjen.
“Motrat M.B. dhe L.B. i përkasin komunitetit ashkali dhe janë nga Podujeva. Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Bulliqi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: