Bulliqi: Shqiptarët të ndërpresin ndërtimin, e malazezët rrënimin e staneve në zonën kufitare

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka thënë  se ky komision ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.

Lajme

14/10/2019 19:08

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, “ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti”.

Postimi i plotë:

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit këto ditë, ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.

Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi.

Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi. /Lajmi.net/