Bulliqi në 35 vjetorin e rënies së Zhitisë dhe Fazliut: Me respekt kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës ,Shpejtim Bulliqi, bëri homazhe për nder të jetës dhe sakrificës së tyre në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.   Në një postim në Facebook Bulliqi shprehet me respekt kujtohet   trimëria   dhe sakrifica  e Afrimit dhe Fahriut, “një trashëgimi…

Lajme

02/11/2024 16:16

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i Podujevës ,Shpejtim Bulliqi, bëri homazhe për nder të jetës dhe sakrificës së tyre në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

 

Në një postim në Facebook Bulliqi shprehet me respekt kujtohet   trimëria   dhe sakrifica  e Afrimit dhe Fahriut, “një trashëgimi që na frymëzon dhe na obligon të vazhdojmë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.”

Bulliqi ka shtuar se pas homazheve ka marrë pjesë dhe në akademinë përkujtimore.

“Pas homazheve, morëm pjesë në akademinë e organizuar nga Zyra e Kryeministrit për nder të dy heronjve, të cilët mbetën shembuj të guximit dhe dashurisë për atdhe.” ka shkruar Bulliqi./Lajmi.net/