Bulliqi: LDK m’u hakmorr, largoi edhe njerëz tjerë parimorë

Shpejtim Bulliqi është një nga pesë ish-deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk është përfshirë në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 11 qershorit. Bulliqi ka qenë kategorik se Kosova humb mbi tetë mijë hektarë tokë me shënjimin e ri të kufirit me Malin e Zi. E Bulliqi thotë se partia e tij iu hakmorr duke mos e futur në listën e re.

Lajme

24/05/2017 17:22

Por që ai nuk është i vetmi, pas në të njëjtën pozitë janë edhe Fatmir Rexhepi, Adem Salihaj, Hatim Baxhaku dhe Murat Hoxha – që po ashtu nuk janë kandiduar edhe për një mandat. Ani pse ka mbetur jashtë, profesori i Gjeografisë, nuk është pishman aspak për kundërshtimin që bëri për atë çështje.

“Ndjehem shumë i lumtur që kanë pasur rastin që të jep kontribut për vendin tim”, ka thënë Bulliqi për klankosova.tv. “Nuk ka fije dyshimi se është hakmarrje”.

“Kjo e ka dëmtuar LDK- në. Unë jam i bindur se veprimet e mia që i kam bërë i ka mbështet elektorati i LDK-së, mosvotimin e Thaçit president dhe kundërshtimin e demarkacionit”, ka shtuar ai.

Bulliqi ka theksuar më tej, se raportin me kryetarin e partisë, Isa Mustafën e ka tërësisht në rrafshin zyrtar.

“Absolutisht kam vetëm raport zyrtar me Mustafën”. Madje si konsideron se nuk ka arsye që të kontaktojë me kryeministrin në ikje. Por megjithatë nuk i ka rënë tërësisht vi të kuqe atij.

Kurse për futjen në listë të emrave të tjerë që rrallë janë dëgjuar në Parlament, Bulliqi nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se janë vendime të LDK-së. “Mua më vjen shumë keq që disa kanë qenë vlera dhe kanë bërë shumë, shumë dhe kanë përkrahje nga jashtë dhe kanë mbet jashtë listës”.

“Janë njerëz që janë parimor dhe kanë mbrojtur vullnetin e LDK-së”, ka deklaruar Bulliqi.

E shpresën për vlerësim të drejt Bulliqi ka theksuar se e ka te elektorati që do të flasë me 11 qershor.

Kurse kur bëhet fjalë më drejtpërdrejtë se kush e la jashtë, ai akuzon disa anëtarë të Degës së LDK-së në Podujevë, prej nga vjen Bulliqi. “Më kanë përjashtuar servilë të kryetarit të degës”, ka theksuar ai.