Bulliqi: Largimet nga lista e LDK-së me motive të ulëta, opozita më bëri ofertë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas vendimit të LDK-së që ai të mbetët jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

Lajme

23/05/2017 16:54

Bulliqi gjatë mandatit të kaluar ishte njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të Demarkacionit me Malin e Zi, duke dal kështu edhe kundër shefit të tij, Isa Mustafës, transmeton lajmi.net

Ish-deputeti Bulliqi përmes një shkrimi në profilin  tij në “Facebook” ka thënë se largimi i tij dhe ish-deputetëve:  Adem Salihaj dhe Fatmir Rexhepi është bërë për motive të ulëta.

Bulliqi poshtu ka thënë se opozita i ka bërë ofertë për të aderuar, por ka thënë se i ka refuzuar.

Ky është shkrimi i plotë i Bulliqit:

Unë sot po e shoh listën e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit. Unë e kam njoftuar opinionin publik se nuk do të jem në listën e LDK-së për faktin se kryetari i degës së LDK-së të cilës i përkas në bashkëveprim me kryesinë e LDK-së u përkujdesen të me largojnë nga lista.

Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së.

Motivi i këtyre largimeve është i ulët, ata që na larguan mua dhe kolegët kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve tona rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas.

Largimi është bëre selektiv, pasi që nuk ishim pak kolegë që i kundërshtuam disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e tij. Me vije shumë keq për të gjithë anëtarësinë e LDK-së që janë zhgënjyer më këtë politikë fyese e linçuese ndaj atyre që përkrahën vendimet e tyre lidhur me mos votimin e Thaçit për president vendi dhe cenimin e integritetit të shtetit tonë-demarkacionin. Njerëzit e këtij vendi kanë dhënë shumë me tepër se ne-jetën, ndërsa ne e sakrifikuam një karrige deputeti që mund të jetë gjeja me e vogël.

Dua te ju bej me dije që gjate kësaj faze kam pasur oferta nga disa subjektet opozitare për tu futur në listat e tyre, mirpo që me gjithë respektin që kam për to i kam refuzuar sepse qëndrimet politike që i kam mbajtur gjatë mandatit i kam bëre sepse kam besuar në to e jo për të rifituar edhe një mandat. Më herët jam shprehur se jam i gatshëm të paguaj çmimin për kauzat në të cilat kam qenë i angazhuar.

Për përbërjen e listës nuk kam çka të shtoj, pos që i bëj apel elektoratit të LDK-së por edhe subjekteve tjera që ti votojnë vetëm ata që e meritojnë, ti mbrojnë me dinjitet kërkesat e tyre e të mos u japin votat njerëzve servil të cilët edhe njëherë treguan se mbi të gjitha e kane interesin e tyre personal. /Lajmi.net/