Bullgaria voton sot marrëveshjen për marrëdhënie fqinjësie me Maqedoninë

Sot Qeveria e Bullgarisë e ka në rend të ditës marrëveshjen me Maqedoninë të nënshkruar më 1 gusht të këtij viti.

Lajme

07/11/2017 10:56

Kjo marrëveshje garanton marrëdhënie më të forta dhe marrëdhënie fqinjësie mes Maqedonisë dhe Bullgarisë ku dy vendet i garantojnë njëra tjetrës miqësi dhe veprim nën idenë se dy popujt kanë histori të përbashkët miqësore mes vete, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas votimit në Qeveri, zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se pritet që e njejta marrëveshje duhet të kalohet edhe në Kuvendin e Bullgarisë, më së fundi deri të premten (10 nëntor).

Pritet që gjatë këtij muaji të mbahet mbledhja se përbashkët mes dy qeverive, edhe atë në Strumicë