Bukuroshja 21-vjeçare që la modelimin për t’u bërë luftëtare e UFC (FOTO)

Paige VanZant është një 'makinë luftarake'/

ShowBiz

02/12/2015 23:17

Paige VanZant është një 21-vjeçare shumë e bukur që po lufton për titull të kampiones në kampionatin e arteve marciale të përziera më të mëdha në botë.

Ajo ka punuar si modele deri vonë, dhe ka pozuar për firmat sportive si Nike dhe Columbia, transmeton lajmi.net.

Por, gjithçka ka ndryshuar me herën e parë kur ajo ka shkuar një orë të ‘Arteve të Përziera Marciale’, duke lënë kështu menjëherë punën si modele dhe aktore për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë kampione e këtij sporti.

Ajo është shumë afër titullit dhe ka një bilanc shumë të mirë në karrierë, me 6 fitore dhe një humbje./lajmi.net