Bukoshi-Klosit: S’ka asgjë të vërtetë
Ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, ka mohuar të ketë pasur lidhje me financimin e SHIK-ut.

Lajme
Atij nuk i kanë bërë aspak përshtypje deklaratat e ish-shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Fatos Klosi.
“S’po më bëjnë përshtypje këto gjëra. Natyrisht, s’ka asgjë të vërtetë. Kurgja hiq, absolutisht”, ka thënë Bukoshi për Indeksonline.
Klosi në emisionin “Pa Rrotlla”, ka thënë se Bujar Bukoshi e ka financuar SHIK-un.
“Kam gjetur në kasafortën e SHIK-ut një ndihmë goxha të madhe me para që Bujari ia dhuron Shërbimit Informativ Kombëtar”, pat thënë Klosi.