Bujar Osmani: Mbështesim tri kërkesat e BE-së ndaj Kosovës

Bujar Osmani, Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, njëherit edhe Kryesues i Misionit për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), i është bashkuar thirrjes së BE’së, përkatësisht “tri kërkesave” të lëshuara nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell: zgjedhje të reja në veri, pjesëmarrje…

Lajme

02/06/2023 20:35

Bujar Osmani, Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, njëherit edhe Kryesues i Misionit për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), i është bashkuar thirrjes së BE’së, përkatësisht “tri kërkesave” të lëshuara nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell: zgjedhje të reja në veri, pjesëmarrje e serbëve dhe themelimi i Asociacionit.

“I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja, kthimin e serbëve në institucioneve dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, përfshirë edhe ato më të fundit të arritura në Ohër”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Twitter.

“Si Kryesues nga Maqedonia e Veriut i OSBE-së mbështes Dialogun e Fascilituar nga BE si mënyra e vetme për shtensionim dhe sigurim të një stabiliteti të qëndrueshëm. OSBE qëndron e gatshme për të ndihmuar”, vazhdoi ai.

Bashkimi Evropian, bashkërisht me Gjermaninë dhe Francën, i dhanë “ultimatum” Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, (pas mosdëgjueshmërisë kategorike të Kryeministrit të Kosovës, Albi Kurti), që t’i përmbush këto tri kërkesa; përndryshe, u shpreh Borrell, “do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona me Kosovën”.

“Kemi tri kërkesa të qarta: Zgjedhje të reja menjëherë; garantim të pjesëmarrjes së serbve në ato zgjedhje; nisja e punës së themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe brenda Dialogut të Lehtësuar nga BE. Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, do të shkruante Josep Borrell, pas konkludimit të një takimi ku ishte Vjosa Osmani, Aleksandar Vuçiq, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Josep Borrell.