Bugaqku jep gjashtë raste kur vendi shkon në zgjedhje, njëra ndër to edhe dështimi për të zgjedhur Presidentin pas tri raundeve të votimit

Vullnet Bugaqku nga KDI, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka dhënë gjashtë situata, kur vendi mund të shkoj në zgjedhje të përkohshme parlamentare. Këto raste, sipas Bugaqkut janë: Nëse dështon zgjedhja e Qeverisë për dy herë radhazi (neni 95, paragrafi 4 i Kushtetutës); Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e…

Lajme

04/03/2026 11:44

Vullnet Bugaqku nga KDI, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ka dhënë gjashtë situata, kur vendi mund të shkoj në zgjedhje të përkohshme parlamentare.

Këto raste, sipas Bugaqkut janë:

  1. Nëse dështon zgjedhja e Qeverisë për dy herë radhazi (neni 95, paragrafi 4 i Kushtetutës);
  2. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk formohet Qeveria (neni 82, paragrafi 1, pika 1 e Kushtetutës);
  3. Nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet Presidenti i Republikës së Kosovës (neni 82, paragrafi 1, pika 3 e Kushtetutës);
  4. Nëse dështon procedura e zgjedhjes së Presidentit pas zhvillimit të tri raundeve të votimit (neni 86, paragrafi 3 e Kushtetutës);
  5. Nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve (neni 82, paragrafi 1, pika 2 e Kushtetutës);
  6. Gjithashtu, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë (situatë fakultative, jo detyruese – neni 82, paragrafi 2 i Kushtetutës).

“Sqarim: Afati 30 ditor i përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e Presidentit para skadimit të mandatit të Presidentit aktual është obligim kushtetues procedural por nëse nuk respektohet, nuk ka sanksion eksplicit kushtetues, ligjor dhe politik për Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Bugaqku përmes një postimi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: