Bugaqku: Dekretimi i shpejtë i Zejnulla Gashit si kryeprokuror ishte befasues

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë se nënshkrimi i shpejtë i dekretit për emërimin e Zejnulla Gashit në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit ishte befasues, duke theksuar se në të kaluarën ka pasur raste kur procese të tilla janë zvarritur për një kohë të gjatë. “Vërtet ishte befasues, nuk është që…

Lajme

15/07/2026 18:18

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë se nënshkrimi i shpejtë i dekretit për emërimin e Zejnulla Gashit në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit ishte befasues, duke theksuar se në të kaluarën ka pasur raste kur procese të tilla janë zvarritur për një kohë të gjatë.

“Vërtet ishte befasues, nuk është që e kemi pritur në një afat kaq të shpejtë. Mirëpo, bazuar në standardet e kaluara, jemi mësuar me vonesa edhe pothuajse mbi një vit”, ka deklaruar Bugajku në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se KDI e ka monitoruar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit dhe ka dhënë kontribut në hartimin e koncept-dokumentit për kriteret që duhet t’i plotësojë një kandidat për këtë pozitë.

Sipas tij, në këtë dokument janë përcaktuar katër elemente kryesore, vizioni i kandidatit për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, objektivat afatgjata, integriteti, aftësitë menaxheriale dhe aftësitë profesionale.

“Janë këto elemente që e bëjnë një kandidat të duhur për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Bugajku.