Buffon: Nëse ndodh kjo, nuk do të pensionohem nga futbolli
Gianluigi Buffon ka thënë se mund të vazhdojë karrierën, nëse dëshiron skuadra e tij.

Sport
Gianluigi Buffon ka pranuar se ekziston mundësia që ai të mos pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.
Kapiteni i Juventusit kishte paralajmëruar tërheqjen nga karriera si profesionist në verën e vitit 2018.
Por, ai ka thënë se mund të vazhdojë, nëse dëshiron skuadra e tij.
“Dua të luaj ende, por vetëm nëse dëshiron Juventus”, deklaroi Buffon për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Pastaj, e shoh veten si selektor të Kombëtares italiane”, u shpreh ai. /Lajmi.net/