Bucks mposhtin Celtics në ndeshjen e parë, Antetokounmpo me ‘Triple-Double’
Fitorja e parë e serisë i takon skuadrës së Milwaukee Bucks, në duelin ndaj Boston Celtics.

Sport
Bucks kanë marrë një fitore më të lehtë sesa pritej, me rezultatin 101:89 përballë Boston Celtics, shkruan lajmi.net.
Giannis Antetokounmpo ishte më i dalluari në parket, duke regjistruar ‘Triple-Double’ në ndeshjen e parë të raundit të dytë.
‘Bisha greke’ kontribuoi me 24 pikë, 13 kërcime dhe 12 asistime. Për Bucks lojë të mirë bëri edhe Jrue Holiday, i cili shënoi 25 pikë.
Në radhët e Celtics më i dalluari ishte Jason Tatum me 21 pikë, por këto nuk i mjaftuan skuadrës së tij.
Milwaukee Bucks tashmë merr kryesinë me 1:0 në serinë ku kualifikohet më i miri nga shtatë ndeshjet. /Lajmi.net/