Bruno Satin: Mbappe dhe familja e tij kanë një marrëveshje me Real Madrid
Spekulimet për të ardhmen e Kylian Mbappe janë ende të përhapura, pasi që sulmuesi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin e tij aktual Paris Saint-Germain.

Sport
Bruno Satin, një përfaqësues i lojtarëve në Francë, ka pretenduar për të ardhmen e të riut francez, duke thënë se sipas burimeve të tij, Mbappe tashmë ka një marrëveshje me klubin spanjoll, Real Madrid.
”E ndjej se ai është gati ta bëjë këtë”, ka thënë Satin për mediumin Canal+ mbi mundësinë që Mbappe ta lë Paris Saint-Germain.
Tutje ai thotë se ka informacione që Mbappe dhe familja e tij tashmë kanë një marrëveshje me Real Madridin.
”Në fillim, do të ketë një marrëveshje nga ana e lojtarit, por gjithashtu ka nevojë që edhe PSG të pajtohet”.
Mbappe dhe PSG nuk kanë një marrëveshje të re për momentin dhe sipas Le Parisien, PSG i ka foruar atij një kontratë deri në vitin 2025 në të cilën thuhet se ai mund të largohet në vitin 2024 nëse deshiron.
Por, Mbappe nuk dëshiron një kontratë kaq të gjatë dhe do të preferonte të nënshkruante deri në 2023 me opsionin për t’u larguar në 2022 apo ndryshe në fund të sezonit të ardhshëm.