Bruksel: Protesta masive të punëtorëve, përleshje me policinë

Dhjetëra mijëra punëtorë i janë përgjigjur sot thirrjes së sindikatave belge për tu mbledhur në shëtitjen protestuese nëpër Bruksel në mënyrë që të detyrojnë qeverinë që të heqë dorë nga masat e paralajmëruara të kursimit. 

Bota

06/11/2014 16:38

Qeveria belge ka ndërmend të rrisë kufirin e moshës për pensionim dhe t’iu lehtësojë punëdhënësve t’i largojnë punëtorët nga puna.

Një masë e madhe e punëtorëve të pakënaqur u nisën sot nga stacioni verior hekurudhor në Bruksel në shëtitje deri në qendër të qytetit, duke bartur transparente me të cilat shprehnin kërkesat e tyre. Gjatë ditës protestuat kulmuan dhe me këtë rast u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Policia intervenoi dhe u përlesh me protestuesit e dhunshëm, duke përdorë vrushkuj uji nga topat dhe shkopinjtë e gomës.

Kjo ishte protesta e parë në seri që pritet të mbahen deri në grevën e përgjithshme të 15 dhjetorit.

Mediet raportojnë se megjithë numrin e madh të demonstruesve, që vlerësohet të ishin  50-65 mijë, transporti urban në Bruksel funksionoi pa probleme.