​Bruksel, Kallas: Afër miratimit të paketës së 18 të sanksioneve ndaj Rusisë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje mbi paketn e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. “Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje politike mbi paketën e 18-të të sanksioneve. Jemi shumë, shumë afër. Shpresoj që kjo të ndodhë…

Bota

15/07/2025 09:53

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë afër arritjes së një marrëveshjeje mbi paketn e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë.

“Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje politike mbi paketën e 18-të të sanksioneve. Jemi shumë, shumë afër. Shpresoj që kjo të ndodhë sot“, u tha Kallas gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Ajo tha gjithashtu se tema e diskutimit do të jetë Lindja e Mesme. Shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, ka paraqitur 10 hapa të mundshëm pasi Izraeli u zbulua se kishte shkelur një marrëveshje bashkëpunimi midis dy palëve për arsye të të drejtave të njeriut.

Sanksionet e propozuara variojnë nga pezullimi i të gjithë marrëveshjes së bashkëpunimit ose kufizimi i lidhjeve tregtare, deri te sanksionimi i ministrave izraelitë, vendosja e një embargoje armësh dhe ndalimi i udhëtimit pa viza.

“Më kërkuan të jap një inventar të opsioneve që mund të merren në konsideratë dhe u takon shteteve anëtare të diskutojnë se çfarë do të bëjmë me këto opsione”, tha Kallas.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen këtë të martë (15 korrik) në Bruksel për të diskutuar agresionin e vazhdueshëm rus kundër Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet në Gjeorgji.

Lidhur me Lindjen e Mesme, diskutimi do të përqendrohet në situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor, si dhe në vazhdimësinë e shqyrtimit të pajtueshmërisë së Izraelit me Nenin 2 të Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, transmeton rtsh.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Ministrat e BE-së do të diskutojnë reagimin dhe mbështetjen e BE-së për Ukrainën, në dritën e zhvillimeve të fundit.