Brown ka vajzë 9 muajshe (FOTO)

Një foto që qarkullon në internet, nxjerr në dritë fakte të cilat dëshmojnë se reperi Chris Brown është baba i një vajze 9 muajshe

ShowBiz

05/03/2015 14:20

Thuhet se së bashku me një modele, ata kanë një vajzë të vogël, për të cilën ka qënë një surprizë e vërtetë edhe për mediat rozë, pasi nuk e kanë përmendur më herët këtë fakt.

Sipas burimeve të TMZ, Chris Brown është krenar që është babai i një vajze 9-muajshe.

Mamaja e vajzës është një modele 31-vjeçare e quajtur Nia, e cila ka pranuar se e njeh këngëtarin prej disa vitesh. Një burim i ka thënë TMZ se Nia dhe Chris kanë raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. lajmi.net