Brooklyn Nets gati të bëjnë çmendurinë e radhës, afër të nënshkruajnë me Blake Griffin
Blake Griffin ka arritur marrëveshje të largohet nga Detroit Pistons.

Sport
Sipas gazetarit i cili raportoi largimin e Griffin nga Detroit Pitstons, Adrian Wojnarowski, thuhet se Brooklyn Nets janë favoritët për të nënshkruar me gjashtë herë All-star-in, transmeton lajmi.net.
Griffin do të hynte në ndeshjen All-Star të NBA që do të mbahet në këtë fundjave, si lojtar i lirë pa skuadër.
Por, lëndimet e kanë penalizuar paksa basketbollistin.
Gjatë disa viteve të fundit, ai kishte probleme me të dy gjunjët, gishtin e madh të djathtë, kyçin e këmbës së djathtë, me ngjarjen më të fundit, operacionin në gjurin e tij të majtë në prill 2019, duke çuar në një rënie të madhe të formës./Lajmi.net/
The Brooklyn Nets are believed to be leaders to sign six-time All-Star Blake Griffin, sources tell me and @JLEdwardsIII. Rival teams with interest are expecting Griffin to choose Nets as a title favorite for chance to win a championship.
— Shams Charania (@ShamsCharania) March 5, 2021
ESPN story on Blake Griffin and Pistons agreeing to a contract buyout, clearing way for six-time All-Star to become a free agent: https://t.co/NtTycrfQol
— Adrian Wojnarowski (@wojespn) March 5, 2021