Brooklyn dhe Nicola nënshkruajnë marrëveshje paramartesore

Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij kanë hartuar një marrëveshje paramartesore.

ShowBiz

10/12/2020 23:59

Çifti kanë përpiluar një marrëveshje para martesës për të mbrojtur pasurinë e tyre pasi të martohen, The Sun, transmeton lajmi.net.

Djali i legjendës së futbollit, 21 vjeç, dhe aktorja amerikane, 25 vjeçe, kanë rënë dakord të largohen nga martesa “me ato që vendosin në atë marrëveshje” në rast se do të ndahen.

Brooklyn, prindërit e të cilit kanë pasuri 335 milionë funta dhe Nicola, babai i së cilës është biznesmeni dhe investitori, Nelson, i cili ka pasuri 1.1 milard funte, pritet të kurorëzohen vitin e ardhshëm.

Një burim tha: “Marrëveshjet paramartesore nuk mund të duken veçanërisht romantike, por në SHBA  janë jashtëzakonisht të zakonshme dhe familja e Nicolas të gjithë kanë marrëveshje me partnerët e tyre”.

“Vendimi i Brooklyn dhe Nicola për t’u bërë legal ishte plotësisht i ndërsjellë”, shtoi ai.

Ndër të tjera, ai deklaroi se Nicola nuk ka nevojë për paratë e Brooklyn dhe se karriera e saj është e suksesshme.

Marrëveshja thuhet se nuk është aspak e komplikuar, por në rast të ndarjes, të dy palët largohen nga martesa me ato që kanë nënshkruar.

“Kjo përfshin pasuritë dhe pronat. Paratë nuk do të ndryshojnë duart”, përfundoi burimi.

Çifti, i cili u takua në vitin 2017 në festivalin e muzikës Coachella në Kaliforni, njoftoi fejesën e tyre në korrik pasi ishin lidhur për 11 muaj.

Ata po planifikojnë dy ceremoni martese, një në Cotswolds ku prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria kanë një shtëpi dhe një tjetër në Florida ku babai i Nicola, Nelson jeton me gruan e tij të tretë, ish-modelen Claudia Heffner Peltz. /Lajmi.net/