Brokoli i pastron mushkëritë e dëmtuara

Ka një numër arsyesh pse duhet të hani perime. Ato e mbrojnë trupin tuaj nga infeksione dhe sëmundje të ndryshme.

Lifestyle

08/08/2015 13:05

Brokoli, për shembull, është shumë i mirë për trupin tonë. Ndihmon sistemin imun dhe ndihmon në pastrimin e baktereve të dëmshme në mushkëri.

Komponimet që gjenden në brokol kanë ndihmuar në shërimin e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive, transmeton Lajmi.net.

Për të qenë të sigurtë që mushkëritë janë duke funksionuar siç duhet, qelizat e bardha të gjakut të quajtura makrofagje largojnë mbeturinat dhe bakteret që mund të qëndrojnë në mushkëri dhe që mund të shkaktojnë infeksion.

Tani, hulumtuesit kanë gjetur se një rrugë kimike në mushkëri e quajtur NRF2, e përfshirë në aktivizimin e makrofagjëve, spastrohet nga pirja e duhanit. Ata gjetën gjithashtu se sulforafani, një kemikal bimor që gjendet në brokoli, mund të rivendosë këtë rrugë të dëmtuar.

Ky sistem pastrimi dëmtohet nga prija e duhanit dhe zakonisht ndodh tek njerëzit që kanë sëmundje kronike obstruktive të mushkërive.

Në Universitetin Johns Hopkins, doktorët u dhanë brokol pacientëve me mushkëri të dëmtuara. Pasi shikuan rezultatet pas dy muajve, u gjet se brokoli kishte ndihmuar në pastrimin e mushkërive dhe rikthimin e NRF2. (Lajmi.net)