Broja në mbështetje të Chelseat, poston foto për ‘blutë’

Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League ndaj Real Madrid. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka bërë një publikim në rrjetet sociale. Ai ka postuar formacionin zyrtar të ‘Bluve të Londrës’, dhe ka vendosur disa emoji, një zemër dhe duart duke u lutur, shkruan Lajmi.net Ndeshja mes…

Sport

12/04/2023 20:30

Skuadra e Chelseat sonte luan ndeshjen e parë çerekfinale në UEFA Champions League ndaj Real Madrid.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka bërë një publikim në rrjetet sociale. Ai ka postuar formacionin zyrtar të ‘Bluve të Londrës’, dhe ka vendosur disa emoji, një zemër dhe duart duke u lutur, shkruan Lajmi.net

Ndeshja mes Real Madrid dhe Chelseat zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kurse ajo e kthimit vetëm pas një jave në “Samford Bridge”.

Kujtojmë që Broja është i lënduar qysh nga muaji dhjetor dhe mungon deri në fund të këtij sezoni.