Britney Spears braktis të dashurin

Britney është ndarë nga i dashuri David Lucao pasi ka parë një video ku shihet qartë se ai e ka tradhëtuar me një femër tjetër.

ShowBiz

30/08/2014 00:11

Pop princesha  Britney Spears është përsëri beqare. Kjo pasi ajo dje është ndarë nga i dashuri i saj prej 18 muajsh, David Lucado, me të zbuluar se ai e kishte tredhëtuar.

Britney ka parë vetë të dashurin e saj duke u puthur me një femër tjetër dhe duke vallëzuar me të, video kjo që është siguruar nga babai i Britneyt.

TMZ ka kontaktuar me të afërmit e Dvid dhe ata i kanë thënë se ai është shumë i dashuruar te Britney dhe shpreson se gjithçka do të rregullohet.

Por, nuk ka ndodhur aspak kështu, pasi Britney menjëherë është ndarë nga ai e meadje edhe ka postuar status në Twitter duke lajmëruar se është ‘single’.