Britanikët tallen me Skënderbeun për gafën e vizave

Fillimisht u mendua si gjithmonë se grekët po u bëjnë lojëra futbollistëve të Skënderbeut, të cilët nuk po merrnin dot viza për të shkuar në Irlandë për ndeshjen e kthimit të Champions League.

Fun

21/07/2015 12:11

Por më vonë u mësua se bëhej fjalë për një gafë trashanike.

Pasi fituan në Shqipëri me rezultatin 4-1 me ekipin e Belfastit, Crusader, zyrtarët aplikuan për viza për në Republikën e Irlandës, pavarësisht se Belfasti është pjesë e Britanisë.

“Shiko, ne e kuptojmë historinë e komplikuar të marrëdhënieve anglo-irlandeze, por në Shqipëri duhet të kenë harta”, tallen mediat britanike.