Britania ofron mbështetje për banorët e Hong Kongut, duke iu ofruar strehim

Qindra mira qytetarë të Hong Kong pritet të zhvendosen në Britani për të shpëtuar ata nga shtypja e qeverisë.

Fun

08/04/2021 13:29

Rreth 27,000 banorë të Hong Kongut veçse kanë aplikuar për të siguruar vizën për tu zhvendosur në Britani, pasi Beijing ka bërë ndryshim në ligjin e mëparshëm në lidhje me sigurinë nacionale, shkruan lajmi.net.

Vizat që do të lejojnë qytetarët e Hong Kongut në Britani do të vlejnë për 5 vite. Robert Jenrick ka thënë se refugjatët do të ofrohen çdo ndihmë të nevojshme dhe mbështetje.

Atyre do të iu ofrohet strehim, mbështetje shtetërore dhe gjithashtu mbështetje financiare në mënyrë që askush të mos ketë vështirësi.

Që prej 31 janarit banorët e Hong Kongut kanë mundur që të zhvendosen në Britani për 5 vite. Kjo lëvizje ka filluar pasi që Hong Kongu ka ndryshuar ligjin që i lejonte qytetarët të bënin jetë më të lirë sesa qytetet e tjera kineze.

Tani Kina ka kontroll të plotë mbi qytetin e Hong Kongut duke e bërë më të lehtë të dënoj protestuesit dhe të zhdukë autonominë e qytetit.

Viti i parë i ofrimit të vizave pritet të arrij deri në 154,000 persona që kërkojnë azil në Britani. 7,000 persona veçse kanë udhëtuar për në Britani.

Edhe pse ka shumë dyshime rreth sa është e lehtë të administrohen azil kërkuesit, kjo lëvizje bamirësie është bërë për të mbrojtur personat që kanë protestuar për lirinë e tyre.  /Lajmi.net/