Britania ka marrë borxh 34,600,000,000 euro gjatë pandemisë

Paratë janë përdorur për të menaxhuar pandeminë dhe ndihmuar qytetarët financiarisht.

Fun

22/12/2020 11:36

Zyra Nacionale e Statisitikave (ONS) ka nxjerrë raporton se muajin e fundit Britania ka arritur shifrën mbi 34 miliardë euro të borxhit të marrë në shpresë të menaxhimit të pandemisë, raporton “Metro”.

Vetëm sektori publik i Britanisë ka marrë 2.3 trilionë euro borxh, duke arritur shifrën më të madhe ndonjëherë në histori që prej luftës së dytë botërore, transmeton lajmi.net.

Tani Anglia është duke u përgatitur për mbylljen e tretë nacionale që prej fillimit të pandemisë në mars.

Rrethanat e vështira të krijuara nga virusi covid-19 kanë detyruar shtetin që të marrë këto para si mbështetje për qytetarët dhe bizneset gjatë mbylljeve drastike.

Zyrtarë britanik parashikojnë se shifra e borxhit mund të arrij rreth 400 miliardë deri në fund të marsit. /Lajmi.net/