Britania jashtë BE-së, ja cili vend pëson humbjet më të mëdha
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të shkaktojë humbje të mëdha financiare dhe politike në gjithë botën, por cili vend më saktësisht do të të ketë humbje më të mëdha?
Bota
Irlanda është vendi që më së shumti do të preket nga ‘Brexit’, kjo sipas një indeksi të realizuar nga “Standard and Poor’s rating agency S&P Global Ratings”, shkruan Express.co. transmeton lajmi.net.
Në raportin e indeksit të titulluar “Kush do të ketë më shumë humbje nga Brexit? identifikohen qendrat e vogla të shërbimeve financiare sikurse Malta, si veçanërisht e pambrojtur në rast të Brexit.
Aty thuhet “Irlanda, Malta, Luksemburgu dhe Çipro janë në vijën e parë të ekonomive më të ndjeshme për çdo tregti dhe tronditje migratore nga një vendim që mund të bëhet nga ana e Britanisë së Madhe”. /lajmi.net