Britania ia ndalon hyrjen Kanye West-it: Nuk do të performojë në Wireless Festival

Autoritetet britanike i kanë refuzuar reperit Kanye West hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar, duke argumentuar se prania e tij nuk është në përputhje me interesin publik. Vendimi vjen pas deklaratave të tij të kontestuara që janë konsideruar antisemite dhe raciste. Bordi i Përfaqësuesve të Hebrenjve Britanikë ka shprehur gatishmërinë për takim me reperin, por me…

ShowBiz

07/04/2026 16:03

Autoritetet britanike i kanë refuzuar reperit Kanye West hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar, duke argumentuar se prania e tij nuk është në përputhje me interesin publik.

Vendimi vjen pas deklaratave të tij të kontestuara që janë konsideruar antisemite dhe raciste.

Bordi i Përfaqësuesve të Hebrenjve Britanikë ka shprehur gatishmërinë për takim me reperin, por me kusht që të tërhiqet nga performanca në festival.