Britania i vendos sanksione të reja Rusisë

Qeveria britanike njoftoi të martën “aksionin më të madh të Mbretërisë së Bashkuar” që synon qasjen e Rusisë në furnizimet e huaja ushtarake. Paketa përfshin 22 sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve jashtë Rusisë, që mbështesin luftën e saj kundër Ukrainës, si dhe tre kompani ruse që importojnë pajisje elektronike jetike për pajisjet ushtarake…

Bota

08/08/2023 15:56

Qeveria britanike njoftoi të martën “aksionin më të madh të Mbretërisë së Bashkuar” që synon qasjen e Rusisë në furnizimet e huaja ushtarake.

Paketa përfshin 22 sanksione të reja ndaj individëve dhe bizneseve jashtë Rusisë, që mbështesin luftën e saj kundër Ukrainës, si dhe tre kompani ruse që importojnë pajisje elektronike jetike për pajisjet ushtarake ruse të përdorura në fushë betejë, thanë në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Në deklaratë thuhej se Mbretëria e Bashkuar “po trajton mbështetjen iraniane dhe bjelloruse” për luftën e Rusisë, pasi sanksionet e reja përfshijnë gjithashtu individë dhe subjekte iraniane të përfshirë në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e dronëve, dhe organizatat bjelloruse të mbrojtjes të lidhura me prodhimin e teknologjisë ushtarake.

“Sanksionet e sotme do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin rrjetin zingjiror të furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të Putinit tani në vështirësi”, tha në deklaratë Sekretari i Jashtëm James Cleverly.

“Nuk kanë ku të fshihen ata që mbështesin makinerinë ushtarake të Rusisë”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme u zotua të punojë së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të parandaluar palët e treta që të furnizojnë me armë Rusinë