Britania e Madhe zbulon se selia e Speciales do të jetë në Hagë
Britania e Madhe ka mirëpritur votimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat hapën rrugën për formimin e Gjykatës Speciale.

Lajme
Londra zyrtare, votimet e së hënës në Kuvendin e Kosovës, i ka vlerësuar si hap drejtë forcimit të sundimit të ligjit.
Sipas një njoftimi të Ministrisë britanike për Europën, bëhet e ditur se Gjykata Speciale, e cila do t’i trajtojë krimet e luftës nga viti 1999, do të jetë e vendosur në Hagë, e mbështetur nga BE, raporton lajmi.net.
Ministri për Europën, David Lidington, përmes këtij njoftimi, ka thënë se rastet lidershipi kosovar ka bërë një hap shumë të rëndësishëm, duke treguar përkushtimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit.
“Votimi pro Gjykatës Speciale, tregon për gatishmërinë e politikanëve kosovarë për t’u përballur me të kaluarën. Ky veprim do të jep mundësi hetimeve për krimet e luftës gjatë konfliktit, për t’u siguruar drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për të gjitha viktimat e luftës”, thuhet në deklaratën e ministrit Lidington./lajmi.net