Britania e Madhe në OKB sfidon Serbinë: Dorëzoni Milan Radoiçiqin

Britania e Madhe u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë sa më shpejt. Njohja, sipas përfaqësueses së Britanisë, është thelbësore për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për zhvillimin e plotë të vendit.   Në fjalimin e saj, ajo ka kërkuar…

Lajme

21/10/2025 17:59

Britania e Madhe u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë sa më shpejt.

Njohja, sipas përfaqësueses së Britanisë, është thelbësore për stabilitetin afatgjatë në rajon dhe për zhvillimin e plotë të vendit.

 

Në fjalimin e saj, ajo ka kërkuar nga Serbia që të dorëzojë kryeterroristin Milan Radoiçiq, si dhe ka shprehur shqetësim për sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Britania mbetet përkrahëse e palëkundur e zhvillimit demokratik të Kosovës dhe shtegut të saj euroatlantik. Si ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje shteteve anëtare që ende nuk e kanë bërë këtë, t’i bashkohen shumicës. Njohja është esenciale për stabilitet afatgjatë dhe për zhbllokimin e potencialit të plotë të Kosovës”, deklaroi ajo.