Britani, numër rekord i të dënuarve për krime ndaj gjinisë femërore

Në Britani të Madhe është regjistruar numër rekord i të dënuarve për krime me përmbajtje dhune ndaj gjinisë femërore

Bota

06/09/2016 15:47

Në Britani të Madhe është regjistruar numër rekord i të dënuarve për krime me përmbajtje dhune ndaj gjinisë femërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin vjetor të përgatitur nga Shërbimi Mbretëror i Prokurorisë (CPS) me titullin “Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave”, numri i padive penale dhe dënimeve për krime me përmbajtje dhune ndaj gjinisë femrore në Angli dhe Uells për periudhën 2015-2016 ka arritur në nivelin më të lartë deri më tani.

Në raport thuhet se numri i të dënuarve për krime si sulme seksuale ndaj gjinisë femërore, dhunë dhe përdhunim në familje, përfshirë edhe krimet e kryera përmes internetit, në periudhën 2015-2016 është rritur për 11 përqind në krahasim me periudhën paraprake.