Brikenën e ‘tradhton’ fustani gjatë transmetimit direkt, fytyra e Ledionit flet shumë

Prime-i i mbrëmshëm në Big Brother VIP Albania u dominua nga momentet mes Brikena Xhomaqi dhe Mateo Deda. Përveç puthjes së parë që tërhoqi vëmendjen e publikut, dyshja pati edhe një tjetër arsye për të festuar, pasi Mateo arriti t’i shpëtojë nominimit kokë më kokë me Stenaldo Mëhilli. Gëzimi i tyre ishte i madh dhe Brikena vrapoi…

ShowBiz

25/03/2026 11:04

Prime-i i mbrëmshëm në Big Brother VIP Albania u dominua nga momentet mes Brikena Xhomaqi dhe Mateo Deda.

Përveç puthjes së parë që tërhoqi vëmendjen e publikut, dyshja pati edhe një tjetër arsye për të festuar, pasi Mateo arriti t’i shpëtojë nominimit kokë më kokë me Stenaldo Mëhilli.

Gëzimi i tyre ishte i madh dhe Brikena vrapoi menjëherë për t’i dhënë lajmin e mirë Mateos. Në entuziazmin e momentit, fustani minimal i modeles nga Kosova i zbuloi më shumë seç duhet, duke bërë që kamerat të kapnin një moment të sikletshëm.

Pasi iu hodh në krah Mateos, fustani i saj u ngrit dhe Brikena u përpoq ta ulte me duar. Megjithatë, përqafimi i fortë i Mateos e bëri të vështirë rregullimin e menjëhershëm, ndërsa skena u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.Pavarësisht momentit të papritur, dyshja vazhdoi të festonte shpëtimin nga eliminimi, duke treguar edhe njëherë afrimitetin që po krijohet mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Video e plotë: