Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj me kushte të rënda pune

Në rastet kur ndodhin zjarre apo aksidente trafiku, ndërhyrja e zjarrfikësve është e domosdoshme.

Lajme

28/07/2017 21:34

Por brigada e zjarrfikësve në Ferizaj nuk mund ta kryejë gati asnjë prej këtyre detyrave. Në qytetin e madh kosovar, Brigada e Zjarrfikësve ka vetëm një automjet. Madje edhe ai ishte i prishur deri para disa ditësh. Për shkak të mungesës së pajisjeve, zjarrfikësit rrezikojnë edhe jetën.

Senat Musliu, zjarrfikës në Ferizaj, ditë më parë u lëndua teksa  intervenonte në një banesë ku kishte rënë zjarr. Senati dyshoi se brenda kishte  një fëmijë.

Senat Musliu, zjarrfikës deklaroi se u mungojnë kushtet elementare për punë e në shumë raste, u prishjen  edhe makineritë intervenuese.
“Kjo makineri mbrapa meje shërben për të intervenuar në ndërtesat e larat, sot ekipi I zajrrëfikësve në Ferizaj janë duke e bërë testimin e saj, sepse edhe pse është e vetme që dy muaj ka qenë jashtë”, tha ai.

Në përpjekje për të kryer punën, zjarrfikësit rrezikojnë edhe jetën e tyre. E megjithatë nuk mund të japin shumë ndihmë.
Halil Osmani komndant I Brigadës së Zjarrëfikësve në Ferizaj, tha se problem për zjarrfikësit mbetet mospërcaktimi i përgjegjësive të institucioneve komunale dhe qendrore.

Pagat ata i marrin nga komuna, kurse pushimet dhe nevojat e tjera duhet t`i kërkojnë nga Ministria e Brendshme. Në komunë e dinë situatën e tyre, por në mungesë të buxhetit, nuk mund t`ua plotësojnë kërkesat.

Zjarrfikësit në Ferizaj ka vite që funksionojnë  me vështirësi. Ata nuk kanë  sigurim shëndetësor, nuk paguhen për orët shtesë e as  për ndërrimet  e natës. Ferizajt i duhen 100 zjarrfikës për numrin e banorëve që ka, por aktualisht janë vetëm 24 që punojnë me kushte minimale. /RTK