Brenda shtëpisë së re të Selena Gomez në vlerë 5 milionë dollarë

Shtëpia e re e Selena Gomez gjendet në Los Angeles dhe ka studio muzikore dhe bodrum vere.

ShowBiz

11/04/2020 13:18

Selena Gomez është zhvendosur në një rezidencë në vlerë 4.9 milionë dollarë në Luginën San Fernando të Los Angeles, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja, 27 vjeçe, kohët e fundit bëri për vete pronën mahnitëse, e cila dikur ishte në pronësi të Tom Petty.

Shtëpia ka mbi 11,000 metra katrorë dhe u projektua nga këngëtarja e ndjerë dhe bashkëshortja e Tom, Jane Benyo.

Ajo u renovua dhe ka një numër karakteristikash moderne.

Shtëpia e Selenës ka edhe bodrum vere, gjashtë dhoma gjumi dhe 10 banjo, plus palestrën, dhomën e masazhit, hapësirë pune dhe kuzhinë.

Në fillim të këtij muaji, ish-ylli i Disney zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar. /Lajmi.net/