Brenda shtëpisë së “ferrit”, tri gra të izoluara tentuan ringjalljen me rite horror

Kjo është shtëpia e familjes Josifi. Në njërën nga dhomat u dergj e vdekur prej më shumë se një vit Anisa Josifi, ndërsa e ëma Zhaneta dhe motra Blerta e lyenin me vaj e uthull.

Lajme

06/07/2020 11:50

Abcnews.al ka siguruar pamjet brenda shtëpisë të nënës dhe vajzave që u izoluan nga komuniteti, ndërsa u vetëflijuan duke tentuar ringjalljen.

Mëngjesin e sotëm ekspertët janë futur në këtë banesë, e cila ndodhet në zonën e Kombinatit në kryeqytet dhe kanë bërë dezinfektimin.

Jashtë banesës është nxjerrë edhe dysheku i krevatit të Anisës, trupi i së cilës qëndroi i vdekur mbi të 15 muaj.

Gazetarja Xhensila Kodra, zbardhi për Abc News ekspertizën që i është bërë trupit të 30 vjeçares. Siç raportohet edhe në ekspertizën e siguruar nga abcnews.al, nëna e Anisës, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë vetëm një ditë para se policia të ndërhynte në shtëpinë e tyre duke zbuluar ngjarjen horror që tronditi Tiranën.

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes me qëllim pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë, sipas të cilit pas kësaj sakrifice ato prisnin ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.

ABC News zbardhi edhe dëshminë e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar e familjes. Dëshmia e 34 vjeçares, hodhi edhe më shumë dritë për motivet e kësaj ngjarje.

E reja ka deklaruar se së bashku me të ëmën dhe motrën kanë qenë Dëshmitarë të Jahovait që kur ka qenë 18 vjeçe. Më pas frekuentonin Kishën Ungjillore.

Po ashtu, Blerta i ka treguar oficerëve të policisë se dy vite më parë ishin shkëputur edhe prej saj.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj.

Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

YouTube player