Brenda shtëpisë luksoze të Cristiano Ronaldos, kështu është stolisur për festa

Cristiano dhe Georgina kanë nisur përgatitjet për festat e fundvitit.

ShowBiz

10/12/2020 23:05

Ndër çiftet më të përfolura janë edhe Cristiano Ronaldo me Georgina Rodriguez, shkruan lajmi.net.

Dyshja janë shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat sjellim pamje nga përditshmëria dhe momentet më të lumtura që kalojnë bashkë.

Më aktive në këtë drejtim është Georgina, e cila ndan shumë shpesh video e fotografi edhe me fëmijët.

Së fundi, ajo publikoi disa video, në të cilat solli pamje brenda shtëpisë super-luksoze të saj dhe Ronaldos.

Me ato video shohim se çifti tashmë kanë nisur përgatitjet për festat e fundvitit dhe se çdo kënd i shtëpisë është stolisur.

“Natën e mirë”, ka shkruar ajo sipër njërës video, ndërsa në një pjesë të dhomës shihen fëmijët duke qëndruar bashkë. /Lajmi.net/