Brenda pak ditëve bëhet një vit nga zhdukja e veteranit të UÇK-së Zylfi Tejeci – ende asnjë gjurmë nga ai

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i vitit të kaluar nuk është gjetur akoma. Brenda pak ditëve bëhen saktësisht një vit që nga zhdukja e tij. Në lidhje me rastin nga Policia e Kosovës patën deklaruar se kërkimet për të janë bërë në vazhdimësi. “Qe…

Lajme

15/01/2026 14:16

Veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit i zhdukur që nga 23 janari i vitit të kaluar nuk është gjetur akoma.

Brenda pak ditëve bëhen saktësisht një vit që nga zhdukja e tij. Në lidhje me rastin nga Policia e Kosovës patën deklaruar se kërkimet për të janë bërë në vazhdimësi.

“Qe disa muaj ka është zhdukur dhe ende nuk është gjetur. Kërkimet po vazhdojnë”.

E për mos-gjetjen e tij kanë reaguar edhe nga OVL-UCK në Has.

Nga kjo organizatë kanë bërë apel edhe tek Prokuroria që të zbardhin zhdukjen e tij, transmeton lajmi.net.

Prej një viti nuk ka pasur asnjë detaj në lidhje me zhdukjen e Tejecit.

E djali i tij Ardian Tejeci, pati deklaruar se pavarësisht kërkimeve nuk kanë arritur që ta gjejnë babain.

“Herën e fundit ishte në një tubim politik, dhe para se të zhdukej kishte biseduar me dikë në telefon”./Lajmi.net/