Brenda javës, në rajonin e Ferizajt u raportuan 24 aksidente trafiku dhe u shqiptuan mbi 1 mijë e 700 gjoba

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 24 aksidente të komunikacionit rrugor. Nga këto aksidente, 13 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 11 me dëme materiale. Gjithashtu, gjatë javës, policia ka shqiptuar…

Lajme

20/04/2026 11:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 24 aksidente të komunikacionit rrugor.

Nga këto aksidente, 13 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 11 me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë javës, policia ka shqiptuar 1.717 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 21 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë: 192,0290/326-250,0290/322-406 Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: