Brenda ISIS-it, gazetari i parë Perëndimor që pati qasje atje është kthyer (Foto)
Gazetari i parë në botë nga Perëndimi që u lejua të ketë qasje të gjerë në territoret e ISIS-it në Siri dhe Irak është kthyer nga rajoni me një paralajmërim: grupi është "shumë më i fortë dhe shumë më tepër i rrezikshëm" se sa çdokush në Perëndim mendon.

Bota
Jürgen Todenhöfer, 74 vjeçar, është një gazetar dhe publicist i njohur gjerman qw pas disa muaj negociatash me militantët, udhëtoi përmes Turqisë për në Mosul, qyteti më i madh i kontrolluar nga ISIS.
Ai ka në plan të publikojë të hënën një përmbledhje të tij “10 ditë në Shtetin Islamik”, por në intervista për mediat gjermane ka zbuluar përshtypjet e tij të para të asaj se si duket jeta nën sundimin e ISIS-it, transmeton lajmi.net.
Duke folur për uebsajtin Der TZ, Todenhöfer zbuloi se ai në fakt qëndroi në të njëjtin hotel në Bengazi si James Foley, gazetar amerikan i cili u ekzekutua në muajin gusht nga ISIS.
“Sigurisht, unë e kam parë videon e tmerrshme ku Foley-t i hiqet koka, dhe kjo ishte një nga shqetësimet e mia kryesore gjatë negociatave me militantët, për ta shmangur fatin e njëjtë”, tha ai.
Pasi hyri brenda territorit të ISIS, Todenhöfer tha se përshtypja e tij më e fortë ishte “se ISIS është shumë më i fortë se sa ne mendojmë”.
Ai tha se ky “shtet” kontrollon një territor më të madh se sa Britania e Madhe, dhe ka një mbështetje, gati në ekstazë, që kurrë më parë nuk e ka hasur në zonat tjera të luftës.
“Çdo ditë, qindra luftëtarë të rinj arrijnë nga e gjithë bota,” tha ai për TZ, duke shtuar se për të kjo ishte e pakuptueshme.
Todenhöfer pretendon se ka takuar luftëtarë të ISIS nëpër zonat ku ata veprojnë, duke respektuar kushtet e tyre të jetesës.
Në faqen e tij në Facebook, ai ka postuar imazhe të cilat tha se shfaqin armë gjermane që janë në pronësi të militantëve.
Ai thotë se në Mosul, ISIS, numron rreth 5000 militantë.
Todenhöfer thotë Perëndimi nuk e ka të lehtë që ta mposhtë ISIS-in. “Çdo bombë që godet zonën mund të vrasë edhe civil, dhe me këtë numri i terroristëve veç sa rritet”.
Duke folur në një intervistë televizive për RTL dy ditë pas kthimit të tij në Gjermani javën e kaluar, Todenhöfer tha ISIS ka punuar shumë për ta paraqitur vetën si një shtet funksional.
Ai tha se atje ka “mirëqenie sociale”, “sistem shkollor”, dhe se ai ishte i befasuar, kur ka kuptuar se ata kishin plane edhe për arsimimin e vajzave.
Sipas tij, në mesin e të gjithë luftëtarëve të ISIS ka besim në fe, dhe mendojnë se demokracia duhet rrënuar..
Gazetari gjerman thotë se atje ekziston bindja se ISIS duhet ta pushtojë të gjithë botën dhe të gjithë ata që nuk besojnë në interpretimin e Kuranit duhet të vriten. Të vetmet fe të tjera që duhet të kursehen, Todenhöfer thotë se janë, “njerëzit e librit” – çifutët dhe të krishterët. (lajmi.net)