Brenda gjysmës së tetorit Dogana sekuestroi mallra në vlerë mbi 250 mijë euro

Dogana e Kosovës raportohet të ketë shënuar një rritje të aktivitete operacionale në teren. Vetëm në gjysmën e parë të muajit tetor, Dogana ka sekuestruar mallra në vlerë mbi 250 mijë euro. Në këto aksione përfshihen sekuestrime të municionit, narkotikë, pajisje elektronike e të tjera: 🔹Substanca narkotike dhe municion 🔹Monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri…

Lajme

22/10/2025 10:37

Dogana e Kosovës raportohet të ketë shënuar një rritje të aktivitete operacionale në teren.

Vetëm në gjysmën e parë të muajit tetor, Dogana ka sekuestruar mallra në vlerë mbi 250 mijë euro.

Në këto aksione përfshihen sekuestrime të municionit, narkotikë, pajisje elektronike e të tjera:

🔹Substanca narkotike dhe municion

🔹Monedha dhe dekorata koleksionuese prej bakri

🔹Pajisje elektronike të ndryshme

🔹Produkte farmaceutike, suplemente, kozmetikë dhe instrumente mjekësore

🔹Tekstil, pije, duhan dhe municion

“Këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e Doganës së Kosovës për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke parandaluar qarkullimin e mallrave të paligjshme që rrezikojnë ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve”,thuhet në njoftimin e ministrisë së Financave.

Gjatë vitit 2025, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledhë 1.5 miliardë euro të hyra deri në mesin e muajit tetor, një rritje prej 8.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 122 milionë euro më shumë të hyra të inkasuara./Lajmi.net/